Altin Dumani “kyç” gojën për Veliajn

Kreu i SPAK, Altin Dumani nuk ka pranuar të prononcohet për deputetët në Komisionin e Ligjeve nëse a është apo jo kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, edhe pse opozita po publikon pothuajse çdo ditë fakte korruptive ndaj tij.

I pyetur nga deputeti Dashnor Sula, Dumani nuk dha as sqarimet minimale nëse dokumenti i publikuar ditën e djeshme në media, pa numër procedimi penal, për hetimin pasuror ndaj Veliajt është apo jo i vërtetë.

Sa i përket etiketimit si “kolegë”, që Erion Veliaj iu referohet prokurorëve të SPAK, Dumani deklaroi se ai kolegë ka vetëm prokurorët e SPAK dhe hetuesit e BKH-së.

“Lidhur me pyetjen a ka filluar procedim penal për Veliajn në SPAK, kësaj pyetje nuk i jap përgjigje, as për ju as mediat sepse është çështje në hetim. Sa i takon çështjes kolegë apo jo kolegë, ne kemi kolegë vetëm njëri-tjetrin në SPAK dhe hetuesit e BKH-së”, u shpreh shkurtimisht Dumani.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet sepse ka vjedhur zgjedhjet dhe ka plaçkitur qytetarët!

Kryetari i PD Sali Berisha gjatë ‘Foltores’ me të rinjtë demokratë tha se, kjo qeveri …