Dumani: Bankat po pastrojnë paratë e mafias me ndërtimet

Kreu i SPAK, Altin Dumani po raporton sot në Komisionin e Ligjeve për raportin vjetor të SPAK gjatë vitit 2023.

Gjatë fjalës së tij, Dumani deklaroi se investimi në pasuri të paluajtshme dhe ndërtimi është forma më e shpeshtë e pastrimit të parave në vend, ku shpesh janë të përfshira si ndërmjetëse edhe bankat.

Dumani theksoi se bankat dyshohet se janë të përfshira në skemën e pastrimit të parave, përmes bashkëpunimeve të bizneseve me mafian ndërkombëtare.

“Grupet shqiptare kanë dominim në tregun ndërkombëtar të kokainës. Kanë karakteristikë anëtarësinë prej 20 personash, aktivitet polikriminal; trafik, vrasje, dhuna, përfshirjet e femrave, vrasjet e sofistikuara me pagesë. Shqetësuese mbetet veprimtaria e call centerave, dëmi që u shkaktohet shtetasve të ndryshëm në vendet e BE është miliona euro. Kemi grupe aktive kriminale në Tiranë, Elbasan, Durrës, Vlorë, Kurbin, Shkodër, Laç, Fushë Krujë.

Në Tiranë dhe qytetet bregdetare grupet merren kryesisht me pastrimin e parave, trafiku i narkotikëve ka shfaqur problematikë në Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe Kurbin. Në Fushë Krujë janë lëndët shpërthyese dhe trafiku i makinave që përdoren më pas në ngjarje kriminale. Investimi në pasuri të paluajtshme është mënyra më e shpeshtë e pastrimit të parave në vend. Në disa raste pastrimi i parave bëhet përmes bankave të nivelit të dytë si ndërmjetës.

Ka prani të pastrimit të parave, që bëhet edhe me ndërtimet. Edhe terrorizmi është ndër aktivitetet kriminale më të rralla. Sa i takon korrupsionit, përdoret procedura që përfitojnë nga fondet publike, që përdorin llogari offshore. Edhe disa banka janë të përfshira në skemën e pastrimit të parave”, tha mes të tjerash Dumani.

 

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …