3 çiklistët e plagosur në aksin Kuç-Qeparo, në gjendje të rëndë në spital

Turi çiklistik i Shqipërisë është shoqëruar me incidente. Mësohet se 3 prej çiklistëve janë përplasur në aksin Kuç – Qeparo dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

ipas burimeve dy prej tyre aktualisht raportohet se janë në gjendje kritike për jetën.

Të plagosurit që ndodhen në gjendje kritike për jetën pritet që të transportohen me helikopter drejt kryeqytetit për mjekim më të specializuar.

Sipas informacioneve çiklistët u përplasën me njëri-tjetrin teksa po kryenin etapën e katërt të këtij edicioni në aksin Vlorë- Himarë-Llogara.

“Rreth orës 14:40, në aksin rrugor Kuç-Qeparo, gjatë itinerarit të garës të etapës së katërt të Turit të 81-të Çiklistik të Shqipërisë, 3 prej çiklistëve dyshohen se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletave dhe si pasojë kanë dalë nga rruga. Të tre çiklistët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Etepa e katërt në edicionin e 81-të, përfshin itinerarin Vlorë- Himarë – Llogara. Edicioni startoi me datë 20 të këtij muaji nga Sheshi ‘Skëndërbej’ në Tiranë, ndërsa etapa e pestë dhe e fundit e cila starton nesër në orën 10:00 nga Vlora për në Fier.

 

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …