ARRSH strofull korrupsioni! PD thirrje punonjësve: Mos firmosni akte të jashtëligjshme!

DEKLARATA E ZEDHENESES SE ANTIKORRUPSIONIT, GENTA VANGJELI

Sikur të mos mjaftonte fakti se Autoriteti Rrugor Shqiptar është kthyer tashmë në një strofull korrupsioni galopant,

sikur të mos mjaftonte fakti se ish drejtori i saj, është pas hekurave,

ARRSH vazhdon me avazin e vjetër të grabitjes së fondeve publike.

Këto ditë pritet të shpallen fituesit e garave për disa procedura prokurimi për punë civile.

Në adresën tonë kanë mbërritur denoncime për shpallje fituesish me detyrim lidhur me këto procedura.

Denoncuesit e kësaj afere na treguan qartë emrat e subjekteve të cilët priten të shpallen fitues, dhe për të cilët anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave po shantazhohen nga eprorët për t`i shpallur këta operatorë fitues.

Konkretisht për procedurat ofertat e të cilave u hapën në datën 08 Maj 2024, me objekt:

1. Ndërtim rruga Berat – Ballaban subjekti që pritet të shpallet fitues ka iniciale “C’ shpk;

2. Zgjerimi i rrugës së Ksamilit subjekti që pritet të shpallet fitues me inicialet “A. C”. shpk

3. Rikonstruksion i rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa, subjekti që pritet të shpallet fitues zyrtarisht me iniciale “P”. ……shpk

4. Dy procedurat me objekt Zgjerimi i superstradës Tiranë – Durrës, subjekti që pritet të shpallen fitues me iniciale S…shpk, dhe G…shpk;

5. Katër procedurat me objekt Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë Thanë, subjekti që pritet të shpallen fitues me inicialet G..C…. shpk; A..I..shpk; G…. shpk; A-B ..shpk

Të gjitha ofertat fituese do të jënë me pak diferencë nga fondit limit ose rreth 97% deri 99% e fl.

Kjo është skema e njohur e vjedhjes së fondeve publike.

Kjo është skema me të cilën Rama ndan paratë dhe favore, për t`i marrë mbrapsht ato në kohën e fushatës që po troket.

Një thirrje kemi sot për të gjithë punonjësit e ndershëm që kanë marrë urdhër që për këto procedura të nxjerrin fituesit e paracaktuar.

Mos pranoni të firmosni asnjë akt në kundërshtim me ligjin.

Mos pranoni të firmosni asgjë që saknsionon vjedhjen dhe i çon paratë tek eprorët tuaj.

Mos pranoni edhe pse e dimë që keni shumë presion, madje me vendin e punës, por të dini se Partia Demokratike, do t`i shkojë deri në fund denoncimit dhe kallëzimit penal të çdo afere sic ka bërë me të gjitha aferat e tjera korruptive.

Mos pranoni të firmosni sepse kur të nxjerrim të gjitha provat dhe faktet në shesh, ju që jeni të pafajshëm do të bëheni koka turku për të shpëtuar eprorët tuaj.

About Redaksia

Check Also

Berisha për “Antena3 CNN”: Balla mik me Coldea, Agaçi ka firmosur kontratën që Coldea të jetë këshilltar i Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili një javë më parë zbuloi se ish-deputeti …