Pastori nga protesta: Ambasadorë, ne jemi shqiptarë, po mbrojmë familjet!

Pastori Akil Pano, thotë se po mbron familjet e shqiptarëve, duke shpallur si rrezik ndaj familjes disa projektligje të qeverisë Rama, siç janë projektligji për surrogacinë, abortin në moshën 16 vjeçare, etj, por edhe komunitetin LGBT+ dhe atë që e quan “axhendë” të këtij komuniteti kundër familjes tradicionale.

Pano ka bërë thirrje për firmosjen e një peticioni kundër këtyre projektligjeve.

Pastori gjithashtu pati një mesazh për ambasadorët e huaj në Shqipëri, të cilëve u tha se Perëndimi ka shumë nevojë për ndihmë nga Zoti, ndërkohë që i kujtoi se popullsia që banon këtë shtet “janë shqiptarë”.

Image

Tubimi vjen në kohën kur në Shqipëri kanë shpërthyer polemikat, për shkak të dasmës simbolike mes dy grave lesbike në tarracën e Bashkisë së Tiranës, akt ky që bëri bashkë thuajse të gjitha komunitetet fetare, që e dënuan si të papranueshëm me doktrinat e tyre.

Ndërkohë në datën 25 maj do të mbahet Parada e Krenarisë së Komunitetit LGBT+, ku një ndër kërkesat themelore të këtij komuniteti, është njohja ligjore e martesave të së njëjtës gjini.

Image

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …