Bardhi: Të hetohen dy prokurorët e dosjes “Xibraka”, zgjodhën që të bënin punën e Ramës

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat kërkoi hetimin e dy prokurorëve të dosjes ‘Xibraka’, të cilët sipas tij nuk kanë gjetur se kush janë kokat e laboratorit të kokainës.

Ai tha se ai nuk i bindet dhe nuk ka frikë nga askush, por vetëm nga ligjit dhe Zoti.

“Nuk i bindem, përveç ligjit dhe Zotit, askush tjetër. Këtë çështje e kam trajtuar në rrugë institucionale. Nuk kam bërë politikë me këtë çështje. Presim që prokuroria e Posaçme të zbatojë ligjin.

Të hetohet dhe roli i dy prokurorëve që kanë pasur në dorë dosjen Xibraka. Kokat e grupit kriminal ndoshta kanë ngelur pa identifikuar. Bëhet fjalë për laboratorin e parë të kokainës në vendin tonë, duhet të kishte hetim serioz. Të dy prokurorët zgjodhën që të bënin punën e Ramës, se kishin interes vettingun”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …