E rëndë/ Efektivja e policisë vetëvritet me armën e shërbimit

Një efektive policie 21-vjeçe, ka qëlluar veten me armë e shërbimit. Ngjarja është regjistruar në kryeqytet te pallatet e Grand te fusha.

Viktima Aldorjana Loshi mbante pozicionin e efektives së patrullës në komisariatin numër 5 në Kryeeqytet. Sipas informacioneve, 21-vjeçarja nuk kishte shfaqur asnjë problem në punë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ka vrarë veten me armën e shërbimit. Grupi hetimor po vijon hetimet.

Policia e Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …