Rama do të marrë administratën me vete edhe në Milano! 5-fishohen çmimet e biletave

Duket kryeministri Edi Rama  i ka marrë të gjitha masat për takimin e tij me emigrantët shqiptarë në Milano ditën e diele, ku duket se do të marrë një numër të konsiderueshëm personash nga Shqipëria.

Pas takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë, ku u faktua se një pjesë e mirë e pjësëmarrësve kishin ardhur nga Shqipëria, duket se i njëjti skenarë do të jetë edhe në tubimin më Itali.

Si në takimin në Greqi, sërish administrata shtetërore do të jetë prezente masivisht. Këtë gjë e fakton rritja direkte e çmimit të biletave me 5 herë.

Kompania low-cost, wizz Air, ka pesëfishuar çmimin e biletave, ku për të shkuar në Milano të dielën duhen 334 euro, ndërsa në ditë të zakonta çmimet variojnë në 30-40 euro.

Po ashtu edhe kompania tjetër me low-cost Ryanair ka rritur çmimin e biletave, teksa për të shkuar ditën e takimit të Ramës në kryeqendrën e Italisë së Veriut, duhen 292 mijë lekë. Ndërsa në ditët e zakonshme, çmimet janë shumë më të lira.

Nisur nga kërkesat e shumta, kryesisht administratës, kompanitë ajrore kanë rritur me disa herë çmimet.

Kujtojmë që disa nga aktivistët shqiptarë që jetojnë në Itali, kanë deklaruar se do ta bojkotojnë takimin e Ramës, pasi e shohin si fushatë elektorale.Nisur nga ky fakt, Rama ka marrë masat, dhe në takim do të ketë sërish një pjesë të mirë të administratës shtetërore.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …