Sa herë Rama ka kërkuar që SPAK të veprojë ndaj Berishës, prokurorët politikë kanë intensifikuar veprimet!

Argita Maltlezi dhe ekipi i avokatëve të liderit të opozitës, Sali Berisha dhe të Jamarbër Malltezit kanë dalë sot në një konferencë shtypi lidhur me zhvillimet e fundit nga procesi gjyqësor politik i montuar ndaj tyre.

Në fjalën e saj, Malltezi ndër të tjera theksoi se, sa herë Rama ka kërkuar që SPAK të veprojë ndaj Sali Berishës, prokurorët politikë kanë intensifikuar veprimet!

“E gjithë dosja përfshirë edhe veprimet e fundit, tregon se kjo është një dosje e montuar politikisht, se Berisha dhe Malltezi janë të burgosur politikë, sipas përkufizime të akteve ndërkombëtare dhe sot do të sjellë para jush, akte të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Jua kemi vënë edhe më parë në vëmendje faktin që ky nuk është një hetim gjashtëmujor që është zgjatur për një gjashtëmujor të dytë, por një hetim që ka zgjatur tashmë prej katër vitesh , një hetim që është intensifikuar në varësi të urdhrave politikë të Edi Ramës, siç provohet nga dokumentet e dosjes.

Sa herë Edi Rama, në mënyrë publike, në Asamblenë e PS apo në Kongresin e PS ka kërkuar që SPAK të veprojë ndaj Sali Berishës, prokurorët politikë, Kraja-Millonai kanë intensifikuar veprimet e tyre siç demonstrohet nga shkresat në fjalë.

Deri tani është provuar me dokumente të pakontestueshme ndërmjet tyre vendime gjyqësore, se dy janë personat që kanë konsumuar vepra penale: Taulant Balla për kallëzim të rremë dhe Edi Rama për shpërdorim të financave publike dhe dëm në 320 mijë euro ndaj shtetit. SPAK nuk procedon asnjerin prej tyre, madje as nuk ua përmend emrin për shkeljet e kryera!”, tha Malltezi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …