Malltezi: Eksperti i SPAK i kontrolluar nga Dumani për të mbajtur në arrest Berishën!

Juristja Argita Malltezi, ka akuzuar drejtuesin e SPAK dhe gjykatën se ka refuzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për të shtuar numrin e ekspertëve financiarë në procesin në ngarkim të tij.

Sipas zonjës Malltezi, në këtë proces gjykata ka pranuar vetëm një ekspert i cili është i preferuari i drejtuesit të SPAK, Altin Dumanit dhe i kontrolluar prej tij pasi paguhet, dhe ky do të bëjë të gjitha ekspertizat e Fatmir Bektashit që ka disa kompani ndërtimi, Jamarbër Malltezit dhe Xhimi Begesë dhe në rastin më të mirë do t’i duhet të paktën 1 vit për të përfunduar ekspertizën.

Zonja Malltezi thekson se ‘kur kanë bërë kërkesën siç ia jep të drejtën ligji për të shtuar ekspertë që të përfundonte më shpejtë procesi, kërkesa u refuzua sepse interesi është të mbahet lideri i opozitës në arrest shtëpie sipas urdhrave politikë’.

Eksperti i SPAK i cili rezulton të jetë eksperti i preferuar i Altin Dumanit, të cilin e përdor Altin Dumani në çdo qështje pastaj e përdor gjykata në çdo çështje, këta përdorin gjithnjë të njëjtët ekspertë të cilët i kontrollojnë duke i paguar sepse ata paguhen për ekspertizat që bëjnë dhe tani pretendohet që vetëm 1 ekspert do të bëjë të gjitha ekspertizat e Fatmir Bektashit që ka disa kompani ndërtimi, Jamarbër Malltezit dhe Xhimi Begesë edhe Berishës por po e lë mënjanë në një moment, këtij i duhet të paktën 1 vit për të bërë ekspertizën dhe kur ne bëmë kërkesën siç na e jep të drejtën ligji për të shtuar ekspertë që të përfundonte më shpejtë procesi, na u refuzua kërkesa sepse interesi është të mbahet lideri i opozitës në arrest shtëpie sipas urdhrave politikë”, tha Malltezi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …