Avokati: Vendimi ndaj Berishës absurd! Cjykatës i serviren praktika privatizimi që kanë nisur në vitin 2016

Avokati Klodian Skënderaj në fjalën e tij përpara gazetarëve në shpjegimin ligjor të shkeljeve që janë kryer në procesin që po zhvillohet ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit.

Skënderaj është shprehur se në materialet që janë paraqitur nga SPAK për të justifikuar vijimin e masave të sigurisë ndaj Berishës dhe Malltezit nuk ka asnjë fakt të ri, po është një situatë e çuditshme pasi në tavolinë paraqiten procedura privatizimi të viteve 2016m kohë kur Berisha nuk ishte në pushtet.

“Kodi i procedurës penale parashikon se prokuroria do t’i paraqesë Gjykatës arsyet se përse kërkohet vijimi i masës së sigurimit ndaj personave në hetim. Ky është informacioni i tretë dy mujor që zhvillohet seancë përpara gjykatës së posaçme sa i përket masave të sigurimit.

Materialet që u paraqiten në seancës mund të them me bindje se këto materiale janë të njëjtat ato që ishin dhe në seancat e tjera dhe nuk kishte asnjë material të ri në këtë akuzë ndaj Berishës dhe Malltezit.

Këto materiale jo që i ngarkojnë me përgjegjësi penale por i shfajsojnë totalisht nga përgjegjësia pasi nuk ka asnjë lloj kundërligjshmërie apo pretendimi në lidhje me kryerjen e veprave penale që SPAK kërkon vijimin e masave të sigurimit.

Seanca e informacioniut dy mujor është një fiktivitet i plotë pasi kodi i procedurës e ka parashikuar dhe thuhet se kur vijon masën e sigurimit duhet që të japë vendim me fakte dhe prova. Në materialet e depozituara nuk konstatohet asnjë lloj kundërligjshmërie apo dyshime se është kryer vepër penale nga personat në fjalë. Çudia shkon deri ato që i vihet në tavolinë procedura privatizimi që a nisur në vitin 2016 kohë kur Berisha nuk ishte në pushtet dhe nuk kishte asnjë ndikim në këtë çështje”, tha Skënderaj.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …