Gjokutaj: Veprim skandaloz i SPAK kur një deputet e barazon me një person në punë të zakonshme!

Avokati Genc Gjokutaj gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp të ekipit të mbrojtësve ligjorë të liderit të opozitës Sali Berisha në procesin e ngritur nga SPAK, tha se SPAK bën veprim skandaloz kur një deputet e barazon me një person në punë të zakonshme!

“Unë do të ndalesha në dy momentet dhe që janë edhe të fundit deri më tani të kësaj çështjeje. Siç e dini, Gjykata e Lartë është shprehur dje në lidhje me kërkesën që ne i kemi bërë SPAK-ut për z. Berisha, që të marrë pjesë në seancat e parlamentit, kërkesë të cilën SPAK-u e ka rrëzuar me një lajthitje në objekt që ka të bëjë as më shumë e as më pak me një gabim inteligjent të tyre kur një deputet me mandat e barazon me një person sikur ai do të shkojë në një punë të zakonshme.

Dhe ka vazhduar kjo sagë alogjizmi deri në Gjykatën e Apelit dhe dje në Gjykatën e Lartë.

Ky është një veprim skandaloz në të gjitha kuptimet, si nga pikëpamja logjike, edhe nga pikëpamja ligjore dhe kjo lidhet ngushtësisht me mandatin e deputetit.

Masa e sigurimit e z. Berisha nuk afekton përfaqësimin e tij në Kuvend dhe kjo lidhet ngushtësisht me mandatin që ai gëzon si anëtar i Kuvendit, si deputet.

Shpesh bëhen paralelizma me çështjen Beleri po themi, por kjo nuk ka asnjë lidhje as nga pikëpamja e nivelit të përfaqësimit, por as nga pikëpamja e fillimit të mandatit pasi nuk është lejuar fare të marrë mandatin. Kushtetuta i ka të caktuara rastet kur mbaron mandati i një deputeti”, tha Gjokutaj.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …