Mëngjesi: Gjyq politik ndaj Berishës, gjithçka në shkelje të rënda…

Sokol Mëngjesi, avokat i kryetarit të PD, Sali Berisha paraqiti gjatë konferencës së shtypit shkeljet që ka bërë akuza dhe gjykata për liderin e opozitës.

Sokol Mëngjesi:  Ju falenderojmë që keni ardhur në këtë konferencë. Unë dua të theksoj që u bë një kohë e gjatë, relativisht e gjatë që nga data 20 tetor kur u caktua masa e detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore për liderin e opozitës dhe deri më sot. Është tepër e rëndësishme që ne të ritheksojmë për opinionin publik sepse ato me kalimin e kohës shumohen pavarësisht se shkeljet janë tepër të rënda. Të gjitha shkeljet e rënda të kushtetutës , të konventës evropiane për të drejtat e njeriut por edhe të gjitha akteve të tjera ndërkombëtare që në fillimin e kësaj çështje e të cilët vijojnë sot deri më sot.

Se pari në kundërshtim me të gjitha standardet e mëparshme nuk u mor autorizim nga kuvendi për caktimin  e një kësaj mase, na ku lindën të gjitha problemet, Theksojmë që në rastin |Tahiri për të njëjtat masa sigurimi u kërkua dhe u mor autorizim nga Kuvendi, Pra një standard i dyfishte. Një shkelje e barazisë përpara ligjit dhe shkelje e kushtetutës. Në kundërshtim me çdo rast të mëparshëm për herë të parë nuk u shoqërua kërkesa për marrjen e autorizimit nga kuvendi me prova, Kur u kërkua ndryshimi i masës nga detyrim për tu paraqitur në masën e sigurimit Arrest në shtëpi.

U cenua e drejta e njoftimit për zotin Berisha duke u përdorur rregulla ekstraproceduriale të cilat ne i kemi analizuar hollësisht në gjykimet që kemi bërë dhe në rrugët procedurale, është cenuar e drejta për mbrojtje efektive për liderin e opozitës, Rikujtojmë se verifikimi i kushteve është bërë nga avokatë të caktuar kryesisht në shkelje te etikës dhe mbrojtjes në konflikt me parimin e interesit me zotin Berisha të dokumentuara nga ana e jonë, të bërë këto fakte edhe publike edhe për mediat.

Në kundërshtim të hapur me çdo praktikë europiane dhe ndërkombëtare, zoti Berisha po gjykohet nga një gjykatë jo e pavarur dhe e njëanshme sikurse e kemi argumentuar dhe sikurse tashmë faktet janë publike. Ritheksoj, qoftë shkarkimin e gjyqtares e cila po gjykon zotin Berisha, ku zoti Berisha ka qene kryetra i KLD me  1996 por edhe faktet e reja të dala në dritën e publikut të cilat e pengojnë në kushtet për të qene gjyqtare.

Zoti Berisha po hetohet dhe ende sot nuk ka një akuzë konkrete të zyrtarizuar për aktivitetin e tij politik si kryeminister i vendit, Një veprim i paprecedent ku po përpiqet të themelohet përgjegjësi penale për mendimin që nje deputete dhe lider i opozitës ka dhënë në miratim ligjesh dhe aktesh neneligjore në kohën që qenë në funksionin politik për përmbushjen e programit të tij politik kur ka qene ne pozitë, Pamvarësisht faktit që çdo deputet i republikës së Shqipërisë me kushtetutë ka mbrojtje kushtetuese për mendimet dhe votimet e ligjeve në parlament.

Janë shkelur të gjitha afatet procedueriale ne shqyrtimin e kërkesave të ndryshme brenda afateve strikte procedurale që parashikon kodi i procedures penale.

Dhe në shumë raste të pranuara edhe nga vete gjykatat duke ngritur si argumentim  faktin e  mungesës së pasojës për një shkelje të tillë. Çka gjykata legjitimonte vetëm për shkelje të veta në mungesë të pasojës ligjore. Po kështu në mënyrë të dokumentuar janë marrë vendime ndërkohë që ka patur pezull dhe të pagjykuara kërkesa për përjashtim të cilat konsiderohen një shkelje flagrante e ligjeve procedurale te vendit.

Në mënyrë të qëllimshme deri sot që flasim kemi pengesa me zbardhjen e vendimeve për të penguar rrugëtimin e kësaj çështje në Gjykatën Kushtetuese dhe mandej në Gjykatën e Strasburgut. Ne dijeni të plotë të vërtetësisë së pretendimeve tona si mbrojtje dhe pengesës me mënyrë ekstraproceduriale, moszbardhja e vendimeve në rastin konkret për të realizuar qëllimin e vetëm për të eliminuar funksionet politike të lideri të opozitës.

Rikujtojmë që vetëm dje Gjykata e Lartë në dhomë këshillimi nuk ka lejuar zotin Berisha për të ushtruar funksionet e tij politike dhe të marrë në seancat plenare në kundërshtim me rastet e tjera analoge deputetësh të cilët kanë pasë qene akuzuar për vepra penale të dhunshme kundër personit. Çka tregon sërish standardin e dyfishtë të barazisë përpara ligjit…

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …