Berisha: Edi Rama në luftën kundër opozitës ka zgjedhur mercenarë dhe kriminelë të llojit Dumani, Kraja, Millonai e kompani

Gjatë fjalës së tij, në tubimin qytetar, kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se, Edi Rama ka zgjedhur në luftën kundër opozitës mercenarë dhe kriminelë të llojit Damani, Kraja, Millonai e kompani.

“Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, narkoshteti, diktatura e drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve është tronditur.

E ka ndjerë se zemërimi juaj është stuhindjellës.

Se zemërimi juaj do shndërrohet në uragan tërbimi të qytetarëve ndaj këtij grupi hajdutësh të pamëshirë antishqiptarë.

Se zemërimi juaj, mosbindja civile është rruga e vetme për të ecur drejt fitores së opozitës.

Miqtë e mi, Edi Rama, Erion Veliaj, kriminelët e tjerë në qeveri, organizatat kriminale në bashki dhe në ministritë e vendit, po dridhen nga tmerri se revolta e qytetarëve, e pandërprerë do i fshijë ata nga faqja e dheut.

Edi Rama ka zgjedhur në luftën kundër opozitës mercenarë dhe kriminelë të llojit Damani, Kraja, Millonai e kompani.

Sonte duhet t’u them atyre që pa vetëdije mendojnë se Damani po kryen dhe ndonjë veprim.

Unë ju them këtyre njerëzve, në qoftë se kanë një miligram dinjitet njerëzor, u them se gjykatësi, hetuesi, prokurori që ndëshkojnë një njeri të pafajshëm, janë të amnistojnë çdo krim dhe kriminel.

Gjykatësi, prokurori, hetuesi që keqpërdoret si letër higjienike nga qeveritarët kundër kundërshtarëve politikë të tyre është i aftë, është i shitur, të kryejë çdo krim.

Të fshehë krimet më monstruoze sepse ka shitur vetën dhe ai që shet veten, çdo gjë mund të jetë, por njeri i qytetëruar, njeri me dinjitet nuk është”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Proçedohet penalisht Tom Doshi