Berisha: Vetëm protesta dhe mosbindja civile e vazhdueshme është rruga për realizimin e qëllimeve tona madhore

Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij të mbajtur në tubimin qytetar u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në protesta, sepse vetëm mosbindja civile e vazhdueshme dhe e pamposhtur është rruga për realizimin e qëllimeve tona madhore.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta qëndrestarëve të pamposhtur, mbrojtësve të kauzës së drejtë, misionarëve të lirisë, dinjitetit, shpresës dhe fitores së shqiptarëve.

Një përshëndetje të përzemërt për oratorët, fjalët e tyre që rrezatojnë të vërteta, shpresë dhe besim te mbarë shqiptarët.

Miqtë e mi, në këtë betejë ju jeni bërë shembulli më i shkëlqyer.

Jeni bërë shembulli i frymëzimit.

Shembulli i qytetarit atdhetar.

Shembulli i qytetarit të pamposhtur.

Në këtë betejë ju keni përcaktuar rrugën e fitores.

Rrugën e betejës për mbarë shqiptarët!

Të dashur miq, sot çdo opozitar pret me padurim fitoren ndaj një regjimi të pamëshirë, antishqiptar që po e zhbin Shqipërinë nga shqiptarët.

Po shpopullon këtë vend sa asnjë pushtim tjetër në histori.

Por sot çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë si drita e diellit se vetëm protesta e vazhdueshme, vetëm protesta e pamposhtur, vetëm mosbindja civile e vazhdueshme dhe e pamposhtur është rruga për realizimin e qëllimeve tona madhore.

Është rruga për përmbysjen e narkoqeverisë.

Është rruga për krijimin e qeverisë teknike.

Për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe fitoren e padiskutueshme të opozitës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Meta: Dumani në shërbim skllavërues ndaj Ramës!

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e …