Qiell i natës…

Fjodor Tjutçev (Fedor I. Tjutçev,
1803 – 1873)

DY POEZI

Përkthim
nga Agim Xh Dëshnica

D E T I

Sa bukur nëpër natë, o det me valë!
Këtu shkëlqim, atje në blu dhe terr!
Në dritë të hënës, si qenie e gjallë,
Shfreh, vezullon, ecën e frymë merr.
Në pambarim, në hapësirë nget,
Lëvizje, dritë, gjëmë dhe shamatë,
Shkëlqim i zbehtë derdhet në det
Sa bukur, shkreti në, mesnatë.
O valë madhështore, o valë deti,
Kjo festë ç’është e për kë kremtojnë?
Suvalat brofin me rropamë e dritë,
Dhe yjet sipër, ndiejnë e vështrojnë.
Te ky shkëlqim,te kjo trazirë,
I humbur
në ëndërr mbi valë lundroj,
Oh! në magjinë e tyre me sa dëshirë,
të mundja, gjithë shpirtin ta mbuloj.

QIELL I NATËS

Ky qiell nate me trishtime
mbuloi tokën, gjithësinë,
as kanos, as zgjon mendime,
veç gjumin prish dhe sjell mërzinë.
ndërsa rrufetë hera – herë,
përflaken si demonë,
me fjalë zjarri
shkrepin e gjëmojnë.

Si të ish dhënë një kushtrim,
oh, qielli ndizet e merr flakë,
nga terri dalin me rrëmbim
të blertat fusha dhe pyjet larg,
por ja, shkëlqimi prapë humbet,
e gjithçka hesht në errësirë,
sikur diçka e fshehtë,
po thuret tej në lartësi…

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …