Universiteti i Tiranës: Sulm kriminal ndaj Sokol Mëngjesit, prokuroria dhe policia të zbardhin ngjarjen

Universiteti i Tiranës dënon sulmin ndaj avokatit të njohur, Sokol Mëngjesi, i cili është edhe pedagog në këtë institucion.

Përmes një mesazhi, UT bën thirrje që të prokuroria dhe policia të zbardhin ngjarjen, ndërsa e cilësojnë ngjarjen kriminale dhe të rrezikshme.

“Universiteti i Tiranës dënon sulmin agresiv ndaj pedagogut të Fakultetit të Drejtësisë dhe avokatit Sokol Mëngjesi. Ne presim dhe besojmë që policia dhe prokuroria të zbardhi sa më shpejt autorët dhe motivet e këtij sulmi kriminal dhe të rrezikshëm.

Stafi i Universitetit të Tiranës është në këto momente pranë familjes së Sokol Mëngjesit.

Urojmë shërim sa më të shpejtë të kolegut tonë Prof. Dr. Sokol Mëngjesi.”, thuhet në reagimin e UT-së.

 

About Redaksia

Check Also

Dosja e “Gjinos” të Ballukut/Anëtares së komisionit të tenderave i grabisin 200 mijë euro

“Katër persona të maskuar hynë në shtëpi, aty gjendeshim unë mamaja vëllai dhe tre fëmijët”. …