Berisha: Gazetarët përzihen forcërisht nga parlament, Linda do terrin! (Video)

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pas incidentit që ndodhi sot në parlament midis një oficeri të Gardës dhe gazetarit Osman Stafa. Oficeri i Gardës, me një qëndrim të ashpër dhe kërcënues ndaj gazetarit, ka dashur ta ndalë në punën që po kryente, siç shihet edhe në pamjet që kanë pushtuar mediat.

“Terror psikologjik ndaj gazetarëve në parlament! Përzihen forcërisht nga salla! Linda do terrin!” reagoi Berisha duke i mëshuar me pamjet, tentativave të hershme të mazhorancës për të mos lejuar opozitën të shprehet në Kuvend dhe që kulmoi deri me ndërprerjen e energjisë vitin e kaluar për të mos lejuar kryetarin e PD, Berishën, të fliste në foltore.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …