Berisha: Rama dhe Balla do mbajnë përgjegjësi për sulmin ndaj avokatit Mëngjesi!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha para qytetarëve se, Edi Rama dhe Taulant Balla do të mbajnë përgjegjësi për sulmin ndaj avokatit, Sokol Mëngjesi.

“Pra, le t’i urojmë shërim të shpejtë profesorit të nderuar dhe të garantojmë binomin Rama-Balla se janë përgjegjës dhe do mbahen përgjegjës për aktin e tyre banditesk në qendër të Tiranës.

Miqtë e mi, kjo betejë po ecën drejt fazave vendimtare.

Beteja vendimtare është beteja e mbarë shqiptarëve.

Është betejë e atdhetarëve që e duan këtë vend.

Është betejë e qytetarëve që e duan lirinë.

Është betejë e burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, të gatshëm për sakrifica për dinjitetin e tyre.

Ndaj dhe ju ftoj me zemërim, revoltë të ecim të sigurt drejt përmbysjes së këtij regjimi.

Qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira.

Rrofshi ju.

Rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

PD reagon për deklaratën e Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në shënjestër të SHBA-ve

PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE …