Kush po i fsheh autorët e dhunës barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi?

Autorët e dhunës barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi vijojnë të jenë të lirë. Policia thotë se, “vijon puna për kapjen e tre perosnave që u përfshinë në dhunën ndaj avokatait të njohur Sokol Mëngjësi një ditë më parë”.

Sipas policisë, janë ushtruar kontrolle në banesat e 3 personave të shpallur në kërkim po dhe në disa banesa në Tiranë për dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, por asnjë prej tyre nuk është gjetur.

Sigurisht që agresorët nuk mund të rrinë në shtëpitë e tyre, por lind pyetja kush po i mban të fshehur ata?

Policia nga ana tjetër hedh dyshime se pas krimit makabër ndaj avokatit, Elton Kasaj, Drivald Alia, dhe Romario Tabaku, kanë ikur jashtë Tiranës.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …