Mesazh terrori!

Nga Iva V.GRILLO

Atentati qe iu be avokatit te njohur Mengjesi ngjan si nje mesazh i paster terrori.

Nje terror qe atentatoret e kane bere ne mes te dites, ne nje nga rruget me te populluara, ne menyre demonstrative.

Arsyeja qe jepet nga policia per sulmin barbar, si nje konflikt avokat-klient, eshte ne rastin me te mire jo bindese- aq me teper kur degjon se avokati me punen e tij u ka dhene fitoren klienteve per çeshtjen ligjore.

Ne rastin konkret, organizatori dhe autoret te cilet kane vepruar ne menyre kaq te hapur duhet te kene qene:

– ose shume te bindur se nuk do te kapen apo edhe nese kapen do t’ia hedhin lehte. Kjo duket edhe nga fakti se nuk e kane vrare mendjen shume per te humbur gjurmet…madje njeri eshte vetedorezuar. Ne kete rast ngjashmeria me historine e Rrahjave, qe kishin mbeshtetje e mbrojtje politike eshte shume e dukshme.

– ose 5 idiote (dhe sociopath) qe kane vendosur te shkaterrojne jeten e tyre e kalojne vite ne burg, vetem per te mos i dhene avokatit hakun.

Teorikisht, ka dhe nje skenar tjeter:

qe dikush i ka shtyre per te bere kete sulm mafioz dhe me pas te perdorin alibine e konfliktit me avokatin…kundrejt ndonje shperblimi apo per shkak te ndonje shantazhi qe mund t’u jete bere.

Rrethanat e sulmit ndaj avokatit te njohur do te ishin te paplota ne qofte se nuk permendim faktin se ai prej muajsh eshte avokat i Liderit opozitar Berisha, i izoluar ne arrest shtepie per motive politike.

Presionet ndaj liderit opozitar kane qene te pandalshme dhe goditja e nje nga shtyllave kryesore te mbrojtjes se tij nuk mund te kaloje si diçka pa rendesi dhe e rastesishme.

Dhe ne fund, por jo me pak i rendesishem, eshte reagimi i institucioneve shteterore:

Ministri i Brendshem beri sot nje deklarate fare jo serioze dhe thellesisht politike ku meraku kryesor ishte goditja e opozites dhe jo thellimi ne ate goditje terroriste mu ne zemer te kryeqytetit…ndaj drejtesise.

Dhe meqe jemi tek drejtesia, nje pyetje per perfaqesuesit e institucioneve nderkombetare te cilet nuk lene rast pa kritikuar kur qytetaret e ngrene zerin pak me lart se duhet apo kur hedhin ndonje gur ne protesta:

A eshte goditur dhe pergjakur drejtesia sot?

A eshte avokati si institucion pjese e sistemit te drejtesise te cilin e trumbetoni gjithe kohen si arritje spektakolare?

Si dashnore pa kushte dhe promovues te drejtesise se re a keni per te thene ndonje gje lidhur me atentatin ndaj nje njeriu qe punon per drejtesine?

Apo meqe eshte ne skuadren e liderit opozitar, pergjakja e drejtesise sot nuk ka dhe aq rendesi?!

Kujt i intereson qe mesazhet terroriste ne zemer te Tiranes te kalojne mundesisht si konflikte ordinere?!

About Redaksia

Check Also

Përçarja PS-PSD? Lojë politike sa për fushatë…

Nga Eliona Kodra SHKRELI Ja pra dhe e vërteta e madhe…. Gjatë fushatës elektorale, në …