Posaçërisht për t’u tallur!

Nga Iva V.GRILLO

Qënka aprovuar…

“Komisioni i Posaçëm kundër korrupsionit për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në BE”…

Çfarë demagogjie…çfarë pompoziteti…çfarë tallje me shtetasit shqiptarë!

Po a nuk u krijua për ketë “drejtësia e posaçme”, “prokuroria e posaçme”…madje me propagandë të posaçme nga brenda dhe jashtë?

Tani u dashka ngritur posaçërisht një komision i posaçëm për të bërë ato gjëra që sipas qeverisë dhe sponsorave të vet ndërkombëtarë kanë qënë një sukses i padiskutueshëm?!

Një drejtësi që funksionon nuk ka nevojë për mbikqyrje nga qeveritë se përndryshe nuk ka më ndarje pushteti.

Në qoftë se drejtësia e bën punën e vet ashtu siç duhet, nuk ka nevojë fare për një komision “autobus” që të çojë Shqipërinë në Evropë në 2030…

“Komisioni i posaçëm…” është thjeshtë një makiazh i posaçëm për të kuruar imazhin dhe siguruar vazhdimësinë e qeverisë më të korruptuar në historinë e Shqipërisë.

Pastaj kur dëgjon që “shofer” i këtij “autobusi” të posaçëm është Fatmir Xhafa…atëherë nuk mund veçse të trishtohesh që aspiratave europiane të shqiptarëve fati u paska rezervuar një tallje posaçërisht të hidhur…

About Redaksia

Check Also

Kur shteti hipën në avion me arka

Nga Agron GJEKMARKAJ Çuditë s’kanë të sosur! Kur ti je zgjuar gjithë bezdi, me zile …