Berisha: Të vërtetat që mbron Sokol Mëngjesi lidhen vetëm me Edi Ramën!

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se ‘të vërtetat që mbron Sokol Mëngjesi lidhen vetëm me Edi Ramën! Berisha tha se, lutemi dhe urojmë që avokati të bëhet më mirë.

“Miqtë e mi, këto kisha unë për komisionet.

Jemi dhe do të jemi gjithnjë për luftën kundër korrupsionit, po jo për gjethe fiku dhe fasadën e Fatmir Fatziut.

Jemi dhe do jemi që shqiptarët të kenë drejtësi, të gëzojnë drejtësi si kombet e tjera.

Por jo kontrollin nga Edi Rama dhe Fatziu siç duan ta vendosin edhe më keq ata.

Miqtë e mi, gjithashtu do ta mbyll këtë fjalë me lutjen time dhe urimin tim që avokati Mëngjesi të bëhet më mirë.

Ai është një hero i të vërtetës, një hero i të vërtetave.

Atyre që thonë se nuk ka lidhje me Edi Ramën, po me kë lidhen mo? Më kë lidhen të vërtetat që mbron ai përveçse me Edi Ramën.

Me cilin?

Ndaj dhe e mbyll duke i deklaruar Edi Ramës dhe Taulant Ballës se atentati ndaj tij është dhe do mbetet përjetë përgjegjësi personale e juaja.

Se kriminelët e vërtetë jeni ju.

Se banda është organizuar nga ju.

Dhe nuk ka avokat në botë që mund të fshehë këtë të vërtetë.

Edhe njëherë, përshëndetjet më të përzemërta.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …