Kryebashkiaku i Ramës ka tenderuar tre herë ujësjellësin 10 milionë euro, por ujësjellësi nuk ekziston!

Kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj ka tenderuar tre herë ujësjellësin 10 milionë euro, por deri ujësjellësi nuk ekziston. Denoncimi është bërë nga një qytear, i cili i është drejtuar me një mesazh kryetarit të PD, Sali Berisha.

Postimi i kreut të PD, Berisha

Bashkia Mat ka tenderuar tre herë ujësjellësin 10 milionë euro, por deri sot gjurmë të tij nuk ekzistojnë. Epidemia “Veliaj” e përhapur në çdo bashki të Rilindjes.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Doktor, Bashkia e Matit ka tenderuar 3 here ndertimin e Ujesjellesit per Fshatrat e Njesesi Administrative Derjan dhe Rukaj dhe nuk eshte shtruar asnje meter tub , asnje pike uje nuk ka shkuar te banoret , nderkohe parat nuk dihet ku kane perfunduar! Banoret vazhdojne te mbushin uje me gomar.Jan afro 10 milion euro te kontraktuara edhe pse asnje banor i vetem nuk eshte furnizuar me uje!

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …