Vila 1 milionë euro e Drejtorit të burgosur të Veliajt që SPAK nuk guxon ta sekuestrojë

Sot kolegët e Erionit, duhet t’i japin llogari qytetarëve se përse pasuria marramendëse e Redi Mollës dhe të afërmve të tij nuk është nën sekuestro.

Sot SPAK duhe të na thotë se përse kjo vilë që shihni në ekran, me vlerë marramendëse në zonën më të lakmuar të Tiranës, e blerë nga 2 prindërit pensionistë të Mollës, në kulmin e pandemisë në korrik të vitit 2020, nuk është nën sekuestro dhe vazhdon biznesin e hotelerisë pa asnjë shqetësim.

SPAK nuk mund të veprojë si avokat mbrojtës i parave të korrupsionit në Bashkinë e Tiranës. SPAK duhet të sekuestrojë të gjitha pasuritë e zyrtarëve të korruptuar dhe duhet të ndalojë menjëherë kompaninë 5D që të vazhdojë të përfitojë fonde publike.

Altin Dumani duhet ta faktojë me vepra atë ç’ka deklaroi në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, se kolegë të tij ai ka vetëm prokurorët e SPAK dhe hetuesit e BKH. Deri më tani, për fat të keq, është faktuar se kolegu i tij vijon të mbetet kryehajduti i Tiranës, pronari faktik i inceneratorit dhe kreu i bandës 5D Erion Veliaj.

About Krye Redaktor

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …