Kryetari i PD, Sali Berisha ka postuar një video ku shihet dhe dëgjohet se, kryetarja e bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara pranon publikisht se, në mitingun e Ramës në Milano ka marrë me vete njerëz nga zona e saj që administron.
Në video Cara me një arrogancë dhe prepotencë që e shkon në çdo funksionar të lartë publik shprehet se qëllimi i saj ishte të takohej me komunitetin e Kurbinit në Itali me qëllimin dëgjimin e halleve dhe problemeve të tyre.
“Kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara, me tone patriotike rrëfen tek Piranjat se si ka marrë me vete gjithë Laçin, madje gjithë Mirditën në mitingun e Ramës në Milano.
Mirëpresim edhe reagimin e saj, nëse deklaratat e saj i duken të montuara apo të nxjerra jashtë kontekstit.
Për deklarata të kryebashkiakëve të tjerë dhe vizitën e “Piranjave” në miting ndiqni sot në orën 20:44 në Syri TV”, shkruan Berisha.