Zhupa: Kushtetuesja vendim kundër Butrintit! Do të dorëzojmë padi në SPAK

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka reaguar pas zbardhjes së vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me koncesionin e Butrintit. Zhupa, në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit tha se, gjyqtarët e GJK nuk janë ngritur në nivelin e duhur për të penguar shkatërrimin e parkut kombëtar të Butrintit.

“Kam dy vite që përpiqem të informoj opinionin publik nëpërmjet medieve që kanë një sensitivitet kur vjen puna te identiteti dhe trashëgimia.

Dje është zbardhur vendimi i GJ mbi Butrintitn që rezulton të jetë kundër Kushtetutës dhe Shqipërisë dhe mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore. Ky vendim ëhstë marrë në një shumicë të brishtë 5 me 4.

Dua të theksoj dy elemente të rëndësishme që kanë dalë sot që janë se në nëntor 2023 në seancë plenare kam kërkuar përjashtimin e tre gjyqtarëve që janë Holta Xhacaj, Gent Ibrahimi dhe gjyqtarin Sandër Beci dhe kishim indicie për konflikt interesi.

Gent Ibrahimi është i faktuar se ka pasur lidhje me dy krerët e ADF-s duke tejkaluar dhe kompetencat e tij si kreu i KLP në atë kohë. Kjo miqësi u shtri dhe në vendimmarrjen për një çështje ku ata ishin të përfshirë drejtpërdrejtë si anëtar të bordit në koncesionin e Butrintit”, tha Zhupa.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …