Banditët nuk do të kapen sepse kanë marrë garanci

Kanë kaluar tashmë 48 orë që nga momenti që avokati Sokol Mëngjesi u shtrua në spital, pas dhunës në zonën e ish-Bllokut dhe ende asnjë nga dhunuesit nuk është arrstuar. Të vetmit të ndaluar janë ata që janë dorëzuar vetë në polici. Ndërkohë mediat afër regjimit kujdesen të paralajmërojnë se banditët synojnë të largohen nga Shqipëria.

Nga mënyra se si është kryer dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi, në mes të Tiranës, në orët me lëvizje të shumta dhe autorët nuk kishin frikë që të mbulonin fytyrat e tyre, e bën të qartë se kemi të bëjmë me një garanci të fortë që kanë marrë këta banditë se nuk do të ndalohen nga policia. Janë raste të njohura kur krimi shtetëror jep garanci të tilla për të goditur të “padëshëruarit” prej tyre dhe mjafton të kujtoni atentatin ndaj Santos, ku atentatorët nuk u ndaluan përgjatë gjithë rrugës që bënë nga qendra e Tiranës në autostradë.

Gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi vijon të jetë e njëjtë.
Ai është prej 48 orësh i shtruar në spital dhe vijon të jetë në monitorim intensiv nga stafi mjekësor në reanimacion, në gjendjen të rëndë shëndetësore.

About Krye Redaktor

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …