Pse Rama anuloi takimin me emigrantët në Londër?

Edi Rama ka anuluar takimi me emigrantët në Londër. Bëhet e ditur se, shqiptarët që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe nuk kanë pranuar ta takojnë dhe Rama uk e merr dot adminisrtratën me vete që të mbushë salla.

I parashikuar që të zhvillohej ditën e djelë në 2 qershor, Rama ka vendosur ti japë edhe ca ditë kohë vetes dhe e ka shtyrë takimin për në datën 9 qershor.

Si shkak zyrtar i shtyrjes së këtij takimi janë bërë vizat e pasagjerëve që do të marrë në avionin që e përdor si charter personal, që të mbushë sado pak sallën që ka marrë me qira në Londër.

Mësohet se këtë herë Rama në Londër ka marrë me qira një sallë të vogël, për rreth 1 mijë persona, por siç duket as kaq nuk i ka mbledhur.

Burime bëjnë me dije se takimi me shqiptarët që jeton në Londër nuk do të zhvillohet në Qershor siç ishte parashikuar. Ende nuk ka një datë të saktë, por muaji shtator duket si periudha më e përshtatshme për të mbajtur takimin.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …