Video/ Kryebashkiakja e Kurbinit: Kam marrë të gjithë laçianët në mitingun e Ramës në Milano

Kryetari i PD, Sali Berisha ka postuar një video ku shihet dhe dëgjohet se, kryetarja e bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara pranon publikisht se, në mitingun e Ramës në Milano ka marrë me vete njerëz nga zona e saj që administron.

Në video Cara me një arrogancë dhe prepotencë që e shkon në çdo funksionar të lartë publik shprehet se qëllimi i saj ishte të takohej me komunitetin e Kurbinit në Itali me qëllimin dëgjimin e halleve dhe problemeve të tyre.

“Kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara, me tone patriotike rrëfen tek Piranjat se si ka marrë me vete gjithë Laçin, madje gjithë Mirditën në mitingun e Ramës në Milano.

Mirëpresim edhe reagimin e saj, nëse deklaratat e saj i duken të montuara apo të nxjerra jashtë kontekstit.

Për deklarata të kryebashkiakëve të tjerë dhe vizitën e “Piranjave” në miting ndiqni sot në orën 20:44 në Syri TV”, shkruan Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …