Dortmund – Real Madrid, dita e finales së madhe!

Pritjes i erdhi fundi dhe tashmë gjithë futbolldashësit kanë syt kah finalja e madhe e Ligës së Kampionëve. Dita e sotme sjellë duelin final mes Dortmundit e Real Madrid, që zhvillohet në stadiumin “Wembley” të Anglisë.

Klubi gjerman synon trofeun e dytë të kësaj gare që nga sezoni i largët në vitin 1997.

Në anën tjetër, “Los Blancos” qëllim kanë të dalin triumfues për të 15-ën herë në garën më prestigjioze për klube në botë.

“Verdhezinjtë” e Dortmundit arritën në finalen e madhe pasi gjatë rrugëtimin përrallor eliminuan PSV-në, Atletico Madridin, dhe së fundmi PSG-në.

Ndërkohë, madrilenët e Carlo Ancelottit dolin fitimtar ndaj Leipzig, Manchester Cityt dhe në gjysmëfinale ndaj Bayern Munchenit.

Dortmundi ka një përvojë jo të kënaqshme në “Wembley”, pasi në vitin 2013 u mposht në finale nga rivali, Bayern Muncheni.

Ndërsa, Real Madridi edhe pse ka 17 finale të luajtura, asnjëherë nuk ka luajtur në këtë stadium.

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve nis nga ora 21:00, dhe fituesi i kësaj ndeshje do të luajë në Superkupën e UEFA-s ndaj Atalantas.

About Redaksia

Check Also

Kontrata e re 1 milionë euro për 17 muaj e Silvinjos

Më në fund kuptohet koha e zgjatur e ankthit për rinovimin e kontratës së trajnerit …