Trump vendos tjetër rekord, mbledh 34 milionë dollarë pak orë pas vendimit të Gjykatës

Një ditë pasi gjykata e Nju Jorkut dënoi ish-presidentin Donald Trump për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit, kandidati i republikan për president duket i pandalshëm. Kjo pasi sa më shumë drejtësia godet Trumpin, aq më shumë rritet mbështetja për të.

Drejtuesit e fushatës së Trump thanë të premten se kishte mbledhur 34.8 milionë dollarë në donacione të vogla pas juria në Manhattan e shpalli atë fajtor.

Fushata tha se shifra ishte gati dyfishi i ditës së saj më të madhe ndonjëherë në platformën WinRed, e cila u përball me ndërprerje dje për shkak të trefikut të madh në rrjet.

“Jo vetëm që shuma ishte historike, por 29.7% e donatorëve të djeshëm ishin donatorë krejt të rinj në platformën WinRed. Presidenti Trump dhe fushata jonë janë jashtëzakonisht mirënjohës nga ky derdhje e mbështetjes nga patriotët në të gjithë vendin tonë. Presidenti Trump po lufton për të shpëtuar kombin tonë dhe 5 nëntori është dita kur amerikanët do të japin verdiktin e vërtetë“, thanë këshilltarët e lartë të fushatës së Trump, Chris LaCivita dhe tha Susie Wiles në një deklaratë

About Krye Redaktor

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …