Kryebashkiakja e Kurbinit mbush sallën e Ramës në Milano, ndërsa kurbinasit në dramën e papunësisë dhe ushqimeve me listë

DEKLARATA E DEPUTETES SE PD, ELDA HOTI:

Shembulli i patronazhistit, e cila u shfaq aq shumë krenare bashkë me administratën për të mbushur sallën e shefit te saj në Milano, u bë edhe kryetarja e bashkise Kurbin

Majlinda Cara u be pjese e mashtrimit publik te Edi Rames ku mitingu me patronazhiste paraqitet si takim me Diasporen.

Por ne fakt diaspora e vetme qe e mbeshtet Edi Ramen jane cunat e Dubait qe gjasme kerkohen policia e regjimit.

Rama duhet te shpjegoi se me cfare parash po i ben keto takime partiake.
A po vjedh parat te rinjve, pensionisteve apo te gjithe qytetareve?

Kryetarja e Bashkisë Kurbin, në një prononcim për ‘Piranjat”, nuk e fsheh aspak, se lëviz drejt Milanos për të kënaqur egon e Kryeministrit, që udhëton me çarter, genjen me Televizion dhe mburret me Facebook.

Nderkohe qe kryetarja ben koncert ne Milano Miloti, Fushë Kuqja, Mamurrasi dhe Laçi ndodhen ne dramen e papunesise dhe ushqimeve me liste shohin cirkun luksoz te Car Rames.

Mjafton të bisedosh me qytetarët dhe i kupton investimet fasade që kanë bërë.

Sot ke akoma familje që jetojnë në pallate të demtuara nga tërmeti dhe u rrezikohet jeta.

Të dashur qytetarët e mi kurbinas,

Kryetarja e Bashkisë dhe administrata, në Milano nuk përfaqësoi asnjë nga ju, por përfaqësuan deforminin e vullnetit tuaj.

Mjafton të shikosh si është boshatisur Kurbini për të kuptuar se si po qeveriset bashkia.

Mjafton të shohesh zymtinë në Laç për të kuptuar si administrohet qyteti.

Lluksi është vetëm në një vend, në zyrat e bashkisë, aty ku mermeri dhe tavolinat e shtrenjta janë shembull i babëzisë së njerëzve që kurrë nuk ngopen, e “mos u ngopshin kurrë”, thotë populli.

Ndërkohë që varfëria është ulur këmbëkryq në çdo familje Kurbinase.

Të dashur qytetarë të Kurbinit,

Ju që keni mbushur rrugët e Europës pasi nuk gjetët shpresë dhe mundësi në vendin tuaj.

Ashtu siç ju përzuri Edi Rama nga Shqipëria, përzejeni ju tani nga takimet hipokrite me patronazhistët e tij.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …