“Grupet kriminale marrin tendera publikë përmes “presta nome”, dhe riciklojnë paratë në Shqipëri përmes sektorit të ndërtimit . Kordinohen me Edi Ramën,” shprehet Ahmetaj.
Sipas akuzave të ish-zvkryeministrit Arben Ahmetaj, tashmë në arrati, Rama ka raporte direkte me krerët e klaneve, e këtë ai thotë se e ka parë vetë.
“Takon shefat e mafies në Kryeministri, i kam parë”. Ahmetaj pretendon që raportet ndërmjetësohen nga një investitor nga Durrësi, E.A, biznesmen.
Nga ana tjetër Rama ka mohuar akuzat përballë gazetarëve italianë. Rama e quan ish-zëvendësin e tij të pabesueshëm.
Rama pranon takimin me Luftar Hysën, i cilësuar nga autoritetet kanadeze si riciklues i kartelit te droges “Sinaloa”, por mohon që të ketë patur një takim të dytë mes tyre. “E kam takuar njëherë, pastaj kurrë më”, thekson Rama.