Berisha-Ramës: Dorëheqja, kushti i paqes sociale dhe kushti për të nxjerrë Shqipërinë nga kthetrat e narkoshtetit!

Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka kërkuar dorëheqjen Edi Ramë, pas publikimit të investigimit të emisionit Report në Rai3, ku Shqipëria paraqitej ashtu siç e ka kthyer kryeministri në një narkoshtet. Berisha tha se, dorëheqja jote është kushti i paqes sociale në këtë vend dhe kushti për të nxjerrë Shqipërinë nga kthetrat e narkoshtetit.

“Giorgio Mottola, gazetari Mottola çoi një kushtrim për çdo qytetar të këtij vendi që i thotë vetes shqiptar.

Po a ka mundësi, ku mund të ndodhte përveçse në një narkoshtet që Taulant Balla, ministri i denoncuar për porosi të vrasjeve mafioze në sallën e gjyqit, ministri me dy dhe tre telefona të kriptuar, ministri i akuzuar se ka përdorur pasaportën diplomatike në 54 udhëtime me Edmond Begon, ministri që kujdesej në të gjitha format për të mbrojtur kriminelët e klaneve Rraja, Çelëve, etj, si mund të imagjinohet që të emërohet ky në krye të rendit.

E emëroi sepse ti je vetë kryekrimineli i narkoshtetit dhe kjo ka vetëm këtë shpjegim.

Dil dhe përdor çdo fjalë, çdo sharje, por vetëm më i zi bëhesh se ç’je.

Tregon se çfarë edukate, çfarë morali, çfarë fytyre ke o i pafytyrë.

Po a mund t’u emërosh Taulant Ballën ministër? Po vetëm në narkoshtet ndodh kjo!

Edi Rama, jep dorëheqjen. Dorëheqja jote është kushti i paqes sociale në këtë vend.

Dorëheqja jote është kushti për të nxjerrë Shqipërinë nga kthetrat e narkoshtetit.

Dorëheqja jote është kushti për të zëvendësuar narkoshtetin me shtetin ligjor.

Dorëheqja jote është kushti për të zëvendësuar narkodrejtësinë me drejtësinë e ligjit dhe Kushtetutës.

Po kush e pësoi më rëndë se të gjithë nga narkoshteti dhe kush përfitoi më shumë se të gjithë nga kjo mynxyrë?”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dokumentat që sekuestroi BKH në banesën e Ron Yeffet

Kontroll në banesën e biznesmenit Rony Yeffet, BKH sekuestron dokumentacion për tenderat Me kërkesë të …