Arresti politik i Berishës/ Noka dhe Gjekmarkaj priten nga Forca Italia

Një përfaqësi e Partisë Demokratike kryesuar nga Sekretari i Pergjithshëm Flamur Noka dhe nënkryetari Agron Gjekmarkaj, u takua këtë të martë në mjediset e Parlamentit Italian me kryetarin e grupit parlamentar të Forza Italia Paolo Barreli dhe deputetin Alessandro Batilocchio.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike bënë një ekspoze të gjendjes së përgjithshme në Shqipëri dhe cënimin e standardeve demokratike.

Fokus i bisedës ishte burgosja e liderit të Partisë Demokratike Sali Berisha.

Deputetêt e PD theksuan nevojën e një sensibilizimi që Italia, një vend i madh europian, të bëjë në lidhje me burgosjen e Berishës në nivel kombëtar dhe paneuropian.

Është detyrë morale e një vendi mik që të mos konsiderojë vetëm marrëdhëniet ndërshtetërore por edhe çështje të demokracisë së brendshme.

Sali Berisha është një kontribut dhe simbolikë politike jo vetëm në raportet e Shqipërisë me Forca Italia, por edhe Italinë dhe Europën.

Zgjedhjet në Shqipëri, u theksua, nuk janë më çështje alternativash, por bandash.

Në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Europian deputetët e PD ofruan mbështetje për partinë e tyre simotër duke i bërë thirrje komunitetit shqiptar të votonin për kandidatët e Forza Italia.

Noka dhe Gjekmarkaj zhvilluan një takim edhe me kryesinë e degës së PD në Romë.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …