Lili Sula: Rama ka nxjerrë udhëzim të ri për të goditur të drejtat e mësuesve!

Në tubimin qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, i cili mbahet në arrest politik që prej 30 dhjetorit të vitit 2023, Lili Sula, Përgjegjëse e Dep. të Arsimit në Partinë Demokratike foli për gjendje e arsimit nën qeverisjen e Rilindjes.

Në fjalën e saj Sula denoncoi udhëzimin e fundit të ministrisë së Arsimit dhe Sporti që godet statusin e mësuesit.

“Është fjala për udhëzimin nr.8 të majit 2024, një udhëzim që merret me proceduart e pranimit të pezullimit dhe të pushimit të mësuesve nga puna dhe me administrimin e portalit mësues për Shqipërine. Është fjala për të goditur dhe asgjesuar të drejtat themelore të mësuesve. Kreu 5 i këtij udhëzimi flet për mësuesit që nuk e plotësojnë ngarkesën mësimorë. Mësues të cilët humbasin të drejtën e ushtrimit të profesionit.

Edi Rama me këtë udhërim shpall vetë braktisjen e shkollës nga fëmijët tanë. Nga nxënësit, krizën e thellë që ka përfshirë sistemin arsimorë parauniversitar. Ky udhëzim godet të drejtat kushtetuese të mësuesit dhe nga ana tjetër dëshmon dështimin e Rilindjes në arsim. Që nga ardhja në pushtet, Rilindja ka politizuar tërësisht punësimin e mësuesve duke ndryshuar 5 herë udhëzimet për punësimin e mësuesve”, tha Sula.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …