Kasa: T’i dalim zot zemërimit të shqiptarëve! Të enjten të gjithë në protestë!

Astrit Kasa, kryetar i PD, Dega 4 Tiranë ka kërkuar nga demokratët duhet t’i dalin zot zemërimit të shqiptarëve ndaj inkriminimit të qeverisë së Edi Ramës.

Në fjalën e tij në protestën maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’, Kasa i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që ditën e enjte në orën 10:00, të dalin në protestë për t’i dalë zot Shqipërisë.

Kasa: Të vazhdojmë të protestojmë ndaj kësaj qeverie. Do ti bëjmë nder Shqipërisë dhe fëmijëve tanë. Për Shqipërinë duhet të vendosin shqiptarët por duhet të vendosin shqiptarë duke votuar të lirë jo duke u trysnuar apo u kërcënuar çdo ditë. Ajo që na takon ne është që t’i dalim ballë zemërimit të shqiptarëve dhe t’i japim kurajo dhe ti themi po këtu vendosin shqiptarët.

Këta ndërkombëtarë kanë reaguar se janë hedhur dy tymuese në një protestë. Këta ndërkombëtarë nuk reagojnë kundër këtyre denoncimeve që bëjnë çdo ditë media, opozita, mediat ndërkombëare, për sa i përket inkriminimit të kësaj qeverie. Një kryeministër që takon mafiozë në zyrën e tij.

Të enjten në orën 10:00 të jemi të gjithë para parlamentit dhe të tregojmë se ne nuk dorëzohemi dhe Shqipërinë do e bëjmë ne shqiptarët.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …