Eris Hysi, avokatja e koncesionit të Butrintit që nuk justifikon të ardhurat është e përzgjedhura e Kuvendit për në KLGJ

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pas kandidaturës së përzgjedhur nga Kuvendi për në KLGJ.

Zhupa është shprehur se Eris Hysi, avokatja e koncesionit të Butrintit që nuk justifikon dot burimin e të ardhurave ështe e përzgjedhura për në KLGJ!

Reagimi

Eris Hysi, avokatja e koncesionit të Butrintit që nuk justifikon dot burimin e të ardhurave ështe e përzgjedhura e Kuvendit për në KLGJ!

Qeveria dhe koncesionarët janë një, ata bashkohen edhe në futjen e duarve në gjyqësor me avokatët “masha” të tyre. Kuvendi ngelet noter i vendimarrjeve të paradhomave të kryeministrit. Avokaten e koncesionit duan ta shpërblejnë me një vend në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

ILDKPKI, ka gjetur dy probleme kryesore të Eris Hysit

– E para, Eris Hysi rezulton se, në regjistrimin e apartamentit në zonën e “Kodrës së Diellit” ka shënuar vlerën 77.347 euro dhe jo me çmimin real të paguar prej saj, 108.000 euro. Gjithashtu, për këtë apartament, ILDKPKI konstaton se nuk janë paguar tatimet mbi fitimin.

– E dyta, Eris Hysi nuk justifikon me burime të ligjshme të paktën 45 mijë euro, të deklaruara si të ardhura nga aktiviteti në zyrën avokatore.

Mesa duket sa më shumë probleme të kesh dhe sa më shumë të kesh punuar për interesat klienteliste të qeverisë, për koncesionet e saj, aq më shumë pikë profesionalizmi merr nga Kuvendi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …