Berisha-Ramës: Gazeta më e madhe në Gjermani njofton se familja jote po hetohet nga prokuroria gjermane për trafikun e kokainës

Kreu i PD, Sali Berisha u shpreh se gazeta më e lexuar në Gjermani njofton se prokuroria gjermane po heton për lidhjet me trafikun e kokainës të Olsi Ramës.

“Edi Rama, këto kohë Gazment Bardhi ka sjellë dokumente të tjera të pakundërshtueshme të implikimit të Olsit tënd në organizatën kriminale të Xibrakës.

Po të bëj një pyetje unë ty, Olsi yt që bëre avokatinë e tij, në fakt të vetes tënde se ai ishte ushtari yt në këtë mes, pse do kalonte kufirin në Morinë me makinë pa targa tre orë pas nisjes së operacionit?

A mundet vëllai i kryeministrit të përdorë makinën pa targa sikur të jetë një kriminel ordiner? Çfarë e shtyu vëllanë tënd të kalonte kufirin?

Edi Rama dje kishte lajmin e fundit për këtë ngjarje. Gazeta më e lexuar në Gjermani njoftonte se prokuroria gjermane po heton për lidhjet me trafikun e kokainës, familjen tënde, vëllain tënd.

Narkoshtetin shqiptarëve ua solle ti o kriminel i papërgjegjshëm.

A nuk ishe ti që pasi emërove në krye të rendit skafo-ministrin e parë në historinë e Shqipërisë, Saimir Tahiri, i ngarkove si detyrë kanabizimin e plotë të Shqipërisë?

Bazat ushtarake, aeroportet i vure në dispozicion të narkoflotës për eksportin e drogës në Itali, Greqi dhe vende të tjera.

Kush ta solli ty narkoshtetin, po e ndërtove vetë o faqezi, që sot je një Noriegë, një El Chapo, një turp ndërkombëtar, një turp ballkanik, turp evropian.

Atë vit, duhet të jemi realistë, përsëri në emër të mbrojtjes së interesit kombëtar, i vetëdijshëm se kush mbjell drogën, mbjell krimin, kush mbjell drogën, mbjell vdekjen, unë denoncova para shqiptarëve dhe botës në një editorial nomenklaturën e narkoshtetit shqiptar.

Natyrisht në krye të piramidës nuk mund të qëndronte kush tjetër o padrino përveç teje. Më pas rreshtoheshin lejtnantët e tu, Tahiri, Haki Çako, Ardi Veliu dhe shumë të tjerë.

Po a mos ishte vetëm ky denoncim në atë koh? Jo miq. Ishte shefi i SHISH që me guxim në emër të interesit kombëtar pas një hetimi të thelluar në mbarë vendin, do të formulonte raportin në të cilin thuhet se 125 oficerë madhorë janë shndërruar në bajlozë droge, në narkokomisarë droge, mbrojnë parcelat e drogës në të katër anët e vendit.

E sulmove, por ai ishte një realitet.

Ja pra Edi Rama, nuk ta solli RAI3 narkoshtetin, nuk ta solli Sali Berisha narkoshtetin, e mbolle ti o kriminel”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …