Blushi: Veliaj do japë llogari në Sharrë, aty m’u në vendin e krimit!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi duke folur në protestën e opozitës tek Bashkia e Tiranës, ka deklaruar se, Erion Veliaj shumë shpejt do të japë llogari.

Sipas tij, Veliaj do të japë llogari mu në vendin e krimit.

“Sot ne protestojmë për liritë dhe të drejtat e qytetarëve, që shkelen nga ky kryehajdut, nga kjo vemje e pështirë, politikan fytyra e të cilit është mbuluar nga pështymat e qytetarëve të Tiranës dhe nuk ka autobot që ja pastron.

Mos harxhoni më ujë për të ja pastruar fytyrën.

Ky kriminel, ky kryehajdut shumë shpejt do të japë llogari dhe llogarinë do ta japë pikërisht në Sharrë, në vendin e krimit, aty ku e ka vendin një kryeplehrë si Veliaj.

Nuk ka dorëheqje që e shlyen mëkatin e tij. Nuk ka dorëheqje që mund ta detyrojë atë ti shmanget drejtësisë. Ai do të japë llogari, pavarësisht se fshihet si miu në skutat e krimit, që siç dëshmoi dhe RAI-3, që kanë gjetur në Tiranë këtë mafioz, i cili përdor taksat, mundin, gjakun tuaj për tu pasuruar.

Janë taksat tuaja që Erion Veliaj i investon për të ndërtuar hotele, për të blerë shtëpi, godina, për të pasuruar drejtorët e tij.

Kemi një bandë kriminale që pasurohet mbi kurrizin tuaj. Sot qytetarët nuk kanë ujë, drita, rrugë, kopshte, shkolla.

Ku përfundojnë paratë, taksat e qytetarëve të Tiranës, në xhepat e këtij mafiozi i cili edhe tani është duke vjedhur, i cili po bën një tender për të vjedhur taksat tuaja.

Dita që ky mafioz, ky vemje, ky njeri antimoral dhe antifamilje të japë moral është shumë e afërt dhe llogarinë do ta japë në Sharrë, aty mes plehrave ku e ka vendin ky kryeplehrë.

Në vendin e tij do të ulet Nënë Liza, të gjithë ata që ky njeri u prishi shtëpitë’, tha Tedi Blushi gjatë fjalës së tij në protestën qytetare”, tha Blushi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …