Këlliçi: Do intensifikojmë protestat! Të enjten para parlamentit dhe të hënën sërish këtu!

Belind Këlliçi deklaroi në protestën e dhjetë përpara Bashkisë së Tiranës se teksa ata protestojnë, Erion Veliaj i jep miliona kompanive të tij.

“Duhet të dini të gjithë ju se javën e kaluar, ndërkohë që qytetarët ishin në protestë këtu duke kërkuar veprime konkrete të SPAK dhe të organeve ligjzbatuese, Erion Veliaj i jepte me dhjetëra mijëra euro kompanisë së tij

Për çfarë e paguante? Për një punë të kryer, për një tender prej gjysmë milionë euro që 5D ka marrë për të bërë një korsi biçikletash, por jo që korsi nuk ka, por aty është dhënë leje për të bërë një tjetër shumëkatësh.

Erion Veliaj vetëm këtë javë që kaloi pagoi 800 mijë euro për inceneratorin që nuk ekziston. Kjo është një tallje që i bëhet jo vetëm Shqipërisë, por edhe ‘kolegëve’ të tij në SPAK”, tha Këlliçi.

Ai theksoi se protestat do të intensifikohen.

“I bëj me dije qytetarëve se ndërkohë që jemi këtu në proestë, banorët e Shkozës kanë katër ditë pa ujë. Për këtë duhet të shqetësohet Policia e Shtetit, për qytetarët qënuk kanë ujë, nuk kanë kopshte, nuk kanë shkolla.

Ju ftoj që ta intensifikoni protestën tuaj. Ju ftoj të enjten në orën 10 para parlamentit.

Me atë që ka ndodhur me reportazhin e RAI 3, me artikullin e BILD, me faktin që të gjithë mediat e mëdha e cilësojnë Shqipërinë si narkoshtet, çdo qytetar duhet të vijë përpara parlamentit për të larguar Edi Ramën.

Javën tjetër, ditën e hënë më datë 10 qershor, në orën 11 do jemi sërish këtu në protestë, sërish këtu në ballafaqim,” tha Këlliçi.

Në fund ai u bëri thirrje drejtorëve të 5D që të kthehen në të penduar.

“Bëjeni për fëmijët tuaj, për të ardhmen tuaj”, tha Këlliçi.

 

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …