Balliu: Po jetojmë në narkoshtetin e narkokryeministrit Edi Rama

Opozita është mbledhur në protestë para Kuvendit gjatë ditës së sotme. Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu, bëri thirrje për bashkim të shqiptarëve kundër narkoshtetit.

“Po jetojmë në një narkoshtet, narkoshtetin e narkoqeverisë të narkokryeministrit Edi Rama. Të nderuar miq, asnjë njeri nuk i zgjidh problemet e këtij vendi përveçse populli i këtij vendi.

Asnjë njeri nuk i del dot për zot shtëpisë së askujt përveç pronari i shtëpisë. Pronari i Shqipërisë janë qytetarët dhe jo narkoqeveria.

Një thirrje kam për Policinë e Shtetit, hapini rrugën qytetarëve të shkojnë dhe të nxjerrin narkodeputetët që kanë mbuluar dhe privatizuar prokurorinë e Shqipërisë, nga Ermonela Felaj deri të narkokryeministri Edi Rama.

Thirrje kam për institucionet e demek drejtësisë si SKAPI i partisë, ja ku i ke, do të luftosh korrupsionin, nxirre grupin parlamentar të Partisë Socialiste që në fakt është grupi parlamentar i partisë kriminale, i partisë së drogës, i partisë së krimit.

Të nderuar qytetarë, është koha t’i dalim zot vendit tonë, shtëpisë sonë, pluralizmit, demokracisë.

Nuk ka asnjë vend tjetër në botë dhe nuk ka asnjë me uniformë apo pa uniformë që do mund të bëjë presion ndaj demokratëve, ndaj opozitës dhe ndaj çdo qytetari shqiptar”, tha Balliu.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …