Tensionohet situata, protestuesit i venë zjarrin gomave para Kuvendit

Protestuesit i kanë vënë zjarrin gomave të vjetra që kishin marrë me vete në protestën e sotme para Kuvendit. Gjitashtu nuk kanë munguar as tensionet e vogla me efektivët e Policisë. Gjitahstu sipër gomave ishin dhe pankartat me fotot e qeveritarëve me mbishkrimin “Narcos”.

Kjo protestë po mbahet paralaleshit me seancën plenare, teksa vjen pas investigimive të emisionit “Report” në televizionin italian RAI 3, ku u dëshmuan lidhjet e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij me korrupsionin dhe grupet kriminale.

Për mbarëvajtjen e sigurisë janë angazhuar rreth 400 efektivë policie, teksa në terren ndodhet dhe drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ndodhet në terren për të monitoruar situatën.

Ndërkohë, përveç maskave kundra gaz, efektivët e Policisë janë pajisur edhe me fikse zjarri, të cilat u përdorën edhe të martën ndaj qytetarëve në protestën para Bashkisë së Tiranës. Mësohet se pas godinës së Kuvendit janë vendosur edhe dy autobote me ujë.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …