Berisha: Të hënën në ora 11:00, të gjithë të bashkuar, ta nxjerrim për zverku nga zyra kryehajdutin e Tiranës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i bëri thirrje shqiptarëve që ditën e hënë në orën 11:00 të mblidhen në protestën para Bashkisë Tiranë. Berisha tha se, të gjithë te bashkuar, ta nxjerrim për zverku nga zyra Erion Veliajn, kryehajdutin e Tiranës.

“Miqtë e mi, e hëna na pret te bashkia.

Erion Veliaj ka sulmuar me lakejtë e tij, Aleancën për Teatrin.

Ka lëshuar akuzat më të rënda, të trilluara fund e krye ndaj drejtuesve të saj.

Erion, çdo fjalë e asaj aktakuze do të kthehet në ndëshkim.

Erion, o kryehajduti i Tiranës, që nuk ka njohur Tirana hajdut si ti, ku e gjete guximin ti të padisësh qëndrestarët epikë të kauzës së drejtë të kulturës, artit, simboleve kombëtare?

Erion, shtylla e turpit të pret.

Forcë që të mbron, nuk ka dhe nuk do të ketë.

Të hënën, në ora 11:00, të gjithë te bashkua, për zverku nga zyra Erion Veliajn.

Rrofshi ju, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …