Toni Kross do të mbetet shumë gjatë në memorien e sportdashësve, për të gjithë kualitetin e tij dhe karrierën brilante, së cilës do t’i vijë fundi menjëherë pas përfundimit të Euro 2024.
Mesfushori gjerman, ka treguar për të përditshmen gjermane “Kicker” edhe mbi arsyet që e shtynë “të varte këpucët në gozhdë”.
“Jam i vetëdijshëm për vendimin që kam marrë. Nuk më alarmon kjo gjë. Dua të jap më të mirën time në këto ndeshje të fundit me Gjermaninës, siç bëra edhe me Real Madrid, duke shpresuar të kemi të njëjtin sukses edhe në këtë kompeticion”, thekson Kroos.
I pyetur nga gazetarët se cilat janë arsyet e vërteta të tërheqjes nga bota e futbollit, Kroos u përgjigj:
“Sepse dua të kujtohem si Toni Kroos, i cili përfundoi karrierën e tij, duke zhvilluar sezonin e fundit me sukses. Ia dola. E konsideroj si kompliment, faktin që shumë njerëz shprehin keqardhjen për largimin tim, duke thënë se ky moment ka ardhur shumë shpejtë, përfundoi deklaratën e tij mesfushori gjerman.