Kërcënimi i gazetarit italian, deklaratat bombë të avokatit të kontaktuar nga Karteli “Sinaloa” dhe Luftar Hysa i Ramës

Alba KEPI

Kur heshtja është rrufjane dhe më e rrezikshme se mafia!

Para me shumicë, sjellje agresive e mesazhe në kod e kërcënuese për jetën.

Gazetari italian Sigfrido Rannuci ka denoncuar në Prefekturën italiane e në Digos, (forcat e shërbimit investigativ special) kêrcënimin që ka marrë në rrugë jo të drejtpërdrejtë nga një kartel narkotrafikantësh meksikano-shqiptar.

Denoncimi ka ardhur pas mbledhjes së të gjitha provave të vërtetuara me telefonata, emra, dokumenta që janë dorëzuar pranë autoriteteve shtetërore italiane e që dhe i disponoj.

Prej disa ditësh shtetasi meksikan M.F i cili shfaqej si avokat i narkotrafikantëve telefon në Itali ku kërkon përmes personave të tretë që ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci të ngrihet një padi penale e të nis një proces gjyqësor për shpifje ndaj shtetasit shqiptar L.H e për dëmtim imazhi ndaj shtetasit shqiptar L.H.

Madje kërkojnë që pas hapjes së procesit penal ndaj gazetarit italian, që është dhe drejtori i emisionit investigativ Report, të nis një fushata propagandistike mediatike denigruese ndaj tij.

Në bisedën e zhvilluar me këta persona të cilët prej mëngjesit të djeshëm më përcollën të gjithë materialin dokumentues mbi cfarë ka ndodhur, po publikoj këtë intervistë me personin X që për motive sigurie jete nuk pranon që emri i tij të përcillet publikisht.

Alba Kepi: Pse kanë mbërritur tek ju këta persona?

X: Sepse jam marrë në të shkuarën me cështje të tilla e se kam jetuar në Amerikën Latine.

Alba Kepi: Kush ishin këta që ju kërkuan?

X: U prezantuan me emër e mbiemër si avokat i narkotrafikantëve të një kartele meksikane, por mendoj se nuk është avokat por hiqej si i tillë. E mendoj se ishte një person i rëndësishëm i kësaj kartele.

Alba Kepi: Pse mendoni se ishte i rëndësishëm?

X: Sepse ishte një person me një mënyrë komunikimi e formimi që më la të kuptoja se nuk ishte një trafikant i zakonshëm.

Alba Kepi: Prej sa ditësh ju kanë komunikuar?

X: Prej disa ditësh. Kemi zhvilluar disa biseda telefonike e më kontaktonin shpesh.

Alba Kepi: Kemi folur vetëm me të?

X: Jo kam komunikuar dhe me një tjetër person, një grua që fliste në spanjisht. Si dhe me shtetasin shqiptar L.H.

Alba Kepi: A mund ta di emrin e kësaj gruaje e cfarë roli kishte ajo në këtë bisedë?

(Personi X më përcjell emrin e kësaj gruaje me inicialet E.D, nominativ tipik shqiptar.)

Alba Kepi: Ky emër është shqiptar. A mos ishte shqiptare?

X: Jo nuk besoj ajo flsite një spanjishte si gjuha e nënës, fliste dhe anglisht. Kam jetuar në Amerikën Latine dhe dalloj menjëherë se kush është meksikan, kolumbian, pra dalloj dhe dialektet mes tyre.

Alba Kepi: Çfarë kërkuan ata nga ty?

X: Kërkuan të padisja e të nisja një proces gjyqësor ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci për shpifje, dizinformim, dëmtim imazhi ndaj shtetasi shqiptar me emrin L.

Alba Kepi: Po cfarë ka bërë Ranucci?

X: Në emsionin e tij Report ku ka trajtuar dosjerin mbi Shqipërinë ka prekur interesat e këtij shtetasi shqiptar.

Alba Kepi: Me shqiptarin L keni mundur të flisni?

X: Në një nga bisedat telefonike me përfaqësuesin e kartelës meskikane ka qënë i pranishëm. Ishte mjaft i nervozuar, po ashtu dhe meksikani M.F. Preokupimi i tyre ishte se për faj të dosjerit të Report po humbisnin koncesionin e lejet e marra nga qeveria shqiptare për dy kazino.

Alba Kepi: Pra shqiptari ishte pronar kazinoje?

X: Po zotëron një kazino në Shqipëri, Po hap të dytën në Shqipëri e ka dhe një kazino të tretë në Kroaci. E mendoj se kanë kazino dhe në Meksikë. Ishin shumë shumë të nervozuar, përdornin një gjuhë mallkuese ndaj Ranuccit. E përisnin shpesh mallkimin ndaj tij që më bën të kuptoja se ishin mesazhe në kod e kërcënuese për të. Ishin të nervozuar se do humbnin licensën e kazinos.

Alba Kepi: Pra thoni se po kërcënonin jetën e Sigfridos?

X: Qartazi nuk e thanë por përdonin shpesh mallikimin “e gjetc të keqen nga një akisdent” e për mua ishte si një mesazh në kod. Madje ata kishin mbledhur tê gjithë linket e mediave që kishin përcjellë dosjerin e Report e preokupimi i tyre ishte sepse lajmi ishte shpërndarë dhe në Amerikë.

Alba Kepi: Po roli i gruas me inicialet ndoshta pseudonim E.D?

X: Mendoj dhe unë se emri është fake dhe foton që kishte në whataspp dukej se ishte falso. Ajo hyri në një moment të dytë, pasi ata, pra meksikani e shqiptari më kërkuan llogarinë bankare për të më derdhur menjëherë paratë.

Alba Kepi: Sa para ishte gati të paguanin?

X: Nuk kishin asnjë problem paratë, Fillimisht ishte 40-50 mijë. më thanë se paratë do vinin përmes një kompani në SHBA e jo nga privat. Gruaja më kontaktoi për të më kërkuar llogarinë bankare personale për derdhjen e shumës.

Alba Kepi: U derdhën paratë?

X: Jo se kur më thanë se derdhja do bëhej nga një kompani në SHBA, nisa të kuptoj se nuk ishte thjesht një proces gjyqësor që ata kërkonin të hapnin kundër Ranuccit, por gjërat ishin më të komplikuara. Reflektimi personal u lidh dhe me gjuhën agresive që përdonin kundër gazetarit. Më përcollën të gjitha dokumentacionet e shqiptarit L.H për të cilën ishin gati të paguanin padinë penale kundër Ranuccit. Mes dokumentave kishte dhe materiale të DEA amerikane. Nuk pranova të paguhesha nga persona të tretë, pra kompani që nuk ishin ata.

Alba Kepi: E cfarë ndodhi?

X: Ndodhi që ndërprera lidhjet me ta e informova menjëherë gazetarin. I përcolla gjithcka e këtë që po të them dhe ju. Mendoj se cështja është mjaft delikate. Në eksperiencën profesioanle kam arritur të kuptoj e të dalloj rrezikun. Informova dhe Dhomat Penale të Së drejtës Europiane Internacionale e pas analizës së dokumentacionit dolëm me një notë zyrtare.

Shënim: Gazetari Sigfrido Ranucci ka denoncuar gjithcka tek autoritetet italiane. Prej vitit 2021 ai jeton nën mbrojtje nga shteti e ky rast i fundit është një tjetër alarm ndaj sigurisë e profesionit të gazetarëve investigativ.

Mediat shqiptare heshtën, prisnin linke për të përcjellë një informacion të plotë. Motivi i vërtetë është se duan të shkarkojnë përgjegjësitë e se në këllqe mbajnë pazare.

Por përballë jetës, sigurisë personale, të vërtetës e misionit të gazetarit nuk mund të heshtësh.

Influencuan në këtë heshtje dhe rrufjanizmi i deputellikut jurist “opozitarë” që pazaret me pushtetin shqiptar i bëjnë të shantazhueshëm e frikacakë.

Të heshtësh përballë fakteve të tilla apo të bllokosh lajme të tilla është më e rrezikshme se kërcënimi mafioz.

Meqë punojnë e paguhen si parlamentarë nga taksat e shqiptarëve, rrufjanët juristë “opozitarë” që një muaj udhëtojnë drejt Romës krah më krah me Felaj e një muaj tjetër bëjnë sikur takojnë demokratë, u mjafonte të hynin nga zyra e shypit e Parlamentit shqiptar i cili disponon abonimin me agjensitë e informacionit për të marrë linkun e agjensisë Ansa mbi cfarë ka ndodhur.

Të lesh vetëm një gazetar apo ta përdorësh vetëm kur të intereson ty është sjellje e njëjtë me mafiozin që vë në rrezik jetën e gazetarit e misionin e së vërtetës.

Di cfarë do thotë të jesh vetëm në beteja të tilla e të mos pranosh kompromis me të keqen.

Di dhe se si lufta politike brenda një Partie punon për të penguar punën e të vërtetën sipas interesave personale, meskine të modeleve arkëtare e kasafortiste të rrufjanizmit. (Do vi dhe dita të publikojë të vërtetat e tyre. Nuk do vonojë.)

Solidaritet maksimal kolegut e mikut tim Ranucci.

P.S: Pas një nate pa gjume e një dite të tmerrshme zgjodha të mos pres rrufjanët e as mediat por të publikojë në këtë faqe social personale gjithcka ka ndodhur.

About Krye Redaktor

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …