Gojëzeheri i Ballkanit të Hapur…

Nga Iva V.GRILLO

Është cinike tek sheh që në përvjetorin e pavarësisë të Kosovës, shtetin shqiptar e pərfaqëson një individ që ka vënë në rrezik integritetin territorial të Kosovës për axhendat e tij të errëta.

Për çfarë rri në karrige Presidenti Begaj nëse edhe detyrat honorifike dhe të përfaqësimit i mohohen? Apo vetëm për të kaluar ligje të dyshimta e për të emëruar funksionarë që i shkojnë për shtat regjimit Rama?

Nuk ka President Republika e Shqiperisë që të përfaqësojë shtetin shqiptar si simbol I kombit në këtë përvjetor të Kosovës?

Avokati dhe shitësi i “tezgave” të Ballkanit të Hapur po përshëndet Kosovën për pavarësinë?

Post scriptum:

Letërsia nuk mund të zëvendësojë detyrën dhe përgjegjësinë që ka një përfaqësues i shtetit shqiptar ndaj Kosovës.

Fjalimi i Ramës nuk është as përshëndetës dhe as vlerësues për Kosovën .

Rugova nuk ishte një politikan pa komb…siç përsërit mendja e mbrapshte e Ramës, vend e pa vend. Ai kishte prapa tij kombin e vet.

Pikërisht se ndoqi aspiratat e kombit pati frymëzimin të udhëhiqte njerëzit e tij drejt krijimit të shtetit të Kosovës.

Dhe Rugova rrezikoi edhe jetën… jo vetëm reputacionin…o gojëzeher…

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …