Kryetarja e PD: Saranda po vuan ditët më të errëta të turizmit!

Kryetarja e Partisë Demokratike Dega Sarandë, Manjola Cikuli Nikollo ka reaguar për situatën alarmante të turizmit në Sarandë. Ajo shprehet se, nga Bashkia e Sarandës ende nuk ka një konfirmim zyrtar se deri kur do të vazhdojë kjo situatë e rëndë, por propaganda me fotografi nga inspektimi i punimeve dhe videot me dron të Sarandës nga ajri nuk mungojnë.

Deklarata e plotë

Kur data shënon 10 qershor dhe në një situatë normale, sezoni turistik duhet të kishte mbi 1 muaj që zhvillohej në normalitet të plotë, Saranda po vuan ditët më të errëta të saj.

Punimet në rrugët kryesore dhe në qendrën e qytetit vazhdojnë ende duke krijuar një situatë kaotike me trafikun rrugor por sidomos, duke penalizuar punën e qindra bizneseve të cilat sot duhet të ishin në kulmin e shërbimit të tyre.

Projekti për heqjen e vendparkimeve në disa rrugë të qytetit është një dështim, ende pa filluar akoma ngarkesa e trafikut që ka Saranda në muajt e pikut korrik dhe gusht.

Nga Bashkia e Sarandës ende nuk ka një konfirmim zyrtar se deri kur do të vazhdojë kjo situatë e rëndë, por propaganda me fotografi nga inspektimi i punimeve dhe videot me dron të Sarandës nga ajri nuk mungojnë.

Në fakt, të nderuar përfaqësues të pushtetit lokal, Saranda edhe nga toka ta fotografosh, prapë në ajër është. Nuk e dimë nëse aty ku inspektoni ju punime, i keni vënë re këto pamje?

Punime skandaloze, jashtë cdo lloj imagjinate njerëzore dhe askush nuk mban përgjegjësi. Ky është realiteti i hidhur i Sarandës 2024!

Saranda nuk ka nevojë për arnime për të mbyllur gojën e qytetarëve, Saranda është sot vite pas asaj cka duhet të ishte, por mbi të gjitha Saranda sot ka 0 vullnet për ta cuar vite para, aty ku aspiron e meriton si qytet turistik.

About Redaksia

Check Also

Tensionohet protesta para Kuvendit, policia tërheq zvarrë disa protestues

Situata është tensionuar gjatë protestës që po zhvillohet këtë të martë pranë Kuvendit të Shqipërisë, …