Kurti pyetet nëse do të ketë takim me Ramën: Jam në seancë në ora 10:00…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar të përgjigjet nëse do të zhvillojë takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Kurti, teksa është pyetur nga gazetarët se “a do të takoheni me kryeministrin Edi Rama”, në mungesë të përgjigjes është arsyetuar duke thënë se “jam në seancë në ora 10:00”.

Edhe në korrik të 2023-së, kur Rama po qëndronte për vizitë zyrtare në Prishtinë, Kurti kishte refuzuar ta takojë atë.

Në atë periudhë, Kurti kishte refuzuar të takohet me Ramën për shkak se kryeministri i Shqipërisë kishte anuluar mbledhjen mes dy qeverive për shkak te tensioneve në Veri të Kosovës.

About Redaksia

Check Also

PD reagon për deklaratën e Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në shënjestër të SHBA-ve

PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE …